Nga Fieri në Tiranë, goditet grupi kriminal që shiste armë në zonën e Tufinës dhe Freskut

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri kryesisht në zonën e Tufinës dhe atë të Freskut. Në pranga ka rënë 3 nga anëtarët e grupit mes tyre Artur Brahimaj Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një person tjetër.

Njëri prej të arrestuarve Ilir Zyberi i cili ka qenë i dënuar për vrasjen e një italiani me 22 vjet burg është i njohur edhe me mbiemrin Avdillari, pasi e ka ndryshuar atë pas martese. Ai gjithashtu është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në 2021-shin.

Sipas informacioneve bëhet me dije se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit prej disa kohësh, teksa theksohet se nuk kanë lidhje me grupet e tjera të goditur muajt e fundit nga Komisariati nr. 4.

Armët e sekuestruara të cilat kapin vlerën 700-800 euro dyshohet se i kanë sjellë nga Fieri, ndërsa po në këtë qytet po hetohen persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit. Armët do të shiteshin për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do do përdoreshin në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.  

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; 

-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe   për mashtrim;

A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.  

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.   

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...