Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tërheq nga tregu produktin ‘NAN 1 OPTIPRO’

Date:

Share post:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “NAN 1 OPTIPRO”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si ‘cereulide’.

Sipas AKU-së, pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, është bllokuar e gjithë sasia e produktit që ndodhej ende në qarkullim, si edhe ajo që ishte kthyer nga tregu. Produkti do t’i nënshtrohet asgjësimit ose do të kthehet në vendin e origjinës.

Edhe para disa ditësh AKU u bëri thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këto produkte të konsideruara të rrezikshme për jetën e njeriut, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

Cereulide është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë simptoma të shpejta të helmimit ushqimor, përfshirë të vjella dhe dhimbje barku.

Njoftimi i plotë:

Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije:

Të dhëna përkatëse të produktit

NAN 1 OPTIPRO 800 g,

L 51230346AE, 30/05/2027

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...