Plagosja me thikë, pranga 56-vjeçarit në Durrës

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë me sfond dhune familjare është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 56-vjeçar ka plagosur me thikë vajzën e tij, si edhe një kolegun e saj që ndërhyri për ta ndaluar.

Sipas Policisë së Durrësit, si rezultat i kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Mikel Ndoj, 56 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në rrugë, në lagjen 17, ndërsa arma e ftohtë nuk është gjetur ende.

Nga veprimet hetimore dyshohet se rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12 të qytetit, në rrugë, jashtë derës së agjencisë ku punon e bija, 56-vjeçari ka goditur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, për motive të dobëta. Gjatë ngjarjes, ai ka plagosur gjithashtu edhe shtetasin Onard Memlika, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar autorin dhe për të shmangur pasoja edhe më të rënda.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore. Ndaj 56-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja rikthen në vëmendje problematikën shqetësuese të dhunës në familje dhe pasojat e rënda që ajo sjell, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të hershme dhe mbështetje institucionale për parandalimin e rasteve të tilla.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Infantino dorëzohet përballë revoltës, FIFA anulon planin për “shitjen” e Kupës së Botës

FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, kanë hequr dorë nga plani për shitjen e një pjese të...

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...