Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat i një hetimi dy-mujor me metoda proaktive, të zhvilluar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë vënë në pranga shtetasit:

G. N., 39 vjeç
R. R., 48 vjeç
K. C., 49 vjeç
A. C., 45 vjeç
të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat më pas i sillnin në Tiranë, ku modifikoheshin dhe magazinoheshin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientin e magazinimit dhe në banesat e të arrestuarve, Policia sekuestroi:

8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë),
pjesë të ndryshme armësh,
1 armë gjahu,
krehra dhe municion luftarak,
3 radio të ngjashme me ato të Policisë,
1 jelek multifunksional,
9 aparate celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....

Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike

Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike,...