Mbetjet e rrezikshme, Ekzekutohen 20 nga 33 urdher-arreste

Date:

Share post:

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar dje pasdite në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, në kuadër të hetimeve për skandalin e mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë Kurum.

Sipas Policisë së Durrësit, janë ekzekutuar 20 nga 33 masa sigurie të vendosura nga Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë.
Nga këto, 26 masa janë arrest me burg dhe 7 arrest shtëpie.

Hetimi lidhet me transportimin e paligjshëm të 2800 tonë mbetje të rrezikshme, të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, të cilat u kthyen më pas në Shqipëri pas sinjalizimit nga OLAF dhe Rrjeti i Bazelit.

Masat e sigurisë përfshijnë administratorë dhe përfaqësues të Kurum, kompanitë Sokolaj, Alliance Resource dhe Bajrami N shpk, si dhe zyrtarë shtetërorë.
Mes tyre është edhe ish-drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, ndaj së cilës është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Në fokus të hetimeve janë gjithashtu doganierë, inspektorë mjedisi në Portin e Durrësit, si dhe menaxherë të kompanisë EMS-APO, koncesionari gjerman.

Zhvillimet vijnë pas mbërritjes së analizave laboratorike nga Italia, të cilat konfirmojnë se mbetjet janë të rrezikshme dhe potencialisht kancerogjene, me përqendrime të substancave toksike mbi normat e lejuara.
Bëhet fjalë për pluhur të filtrave të gazrave të furrave elektrike të çelikut, që përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Ndërkohë, 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme vijojnë të qëndrojnë në zonën e Porto Romanos, dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me to dhe ku do të asgjësohen.

Prokuroria dyshon për një sërë veprash penale, përfshirë kontrabandë të mbetjeve të rrezikshme, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe eksport pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera në një nga dosjet më të rënda mjedisore të viteve të fundit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...