Nuk arrestohet e vërteta për të mbuluar dështimin (Çështja KURUM)

Date:

Share post:

Klevis Elezi
Agjent Doganor

Në një klimë ku arrestimet po shiten si drejtësi dhe zhurma si provë, rasti i Agjentit Doganor po përdoret si mish për konsum publik. Dhe kjo nuk është më hetim është spektakël.
Sepse kur drejtësia ka prova, nuk ka nevojë për zhurmë. Kur ka ligj, nuk ka nevojë për linçim.

Agjenti Doganor nuk është autor politikash, nuk është vendimmarrës institucional, nuk është pronar mbetjesh, nuk është hartues kontratash dhe as menaxher i ndonjë skeme industriale. Ai është zbatues procedurash, jo shpikës i tyre.
Dhe këtu qëndron mashtrimi i madh: po kërkohet faj aty ku realisht ekziston vetëm funksion teknik.

Nëse sot një Agjent Doganor shpallet fajtor vetëm pse ka ushtruar detyrën sipas dokumentacionit që i është paraqitur, atëherë nesër çdo punonjës shteti është potencialisht i arrestueshëm jo për shkelje, por për ekzistencë në sistem.

Le ta themi qartë:

  • Agjenti Doganor nuk ka kompetencë të certifikojë përmbajtjen reale të ngarkesës përtej dokumenteve zyrtare.
  • Nuk ka tagër të bëjë ekspertizë mjedisore.
  • Nuk ka të drejtë ligjore të ndalojë një mall që shoqërohet me dokumentacion të rregullt.

T’i kërkosh Agjentit Doganor të mbajë përgjegjësi për atë që institucionet e tjera duhej të kishin kontrolluar, është një akt i pastër hipokrizie shtetërore.

Këtu nuk kemi hetim të thellë kemi zhvendosje faji. Këtu nuk po kërkohet e vërteta por po kërkohet një hallkë e dobët për t’u thyer, që zinxhiri i përgjegjësive reale të mos preket.

Presumimi i pafajësisë nuk është luks moral, është themeli i shtetit ligjor. Kush e rrëzon këtë parim për një rast, e ka rrëzuar për të gjithë. Sot është Agjenti Doganor. Nesër kushdo që firmos, vulos apo zbaton.

Nëse ky është modeli i drejtësisë që duam, ku zbatuesi bëhet fajtor dhe vendimmarrësi zhduket atëherë nuk kemi drejtësi, por teatër penal.

Agjenti Doganor nuk ka pse të mbrohet me heshtje. E vërteta e tij është më e fortë se çdo titull. Dhe pafajësia e tij nuk ka nevojë për kompromis vetëm për ligj, fakte dhe ndershmëri.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...