Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Kamëz, pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në subjekte tregtare.
Sipas të dhënave, të rinjtë 21 dhe 18 vjeç, dyshohet se një ditë më parë kanë vjedhur para dhe produkte në një biznes në Kamëz.
Hetimet kanë zbuluar edhe dy raste të tjera vjedhjeje, të ndodhura më 18 nëntor 2025 dhe më 29 janar 2026, ku dyshohet se janë marrë shuma parash në dy biznese të tjera.
21-vjeçari i arretsuar rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
“Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.
Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.
Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:
Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
©️zërionline


