AKU bllokon mbi 4 ton produkte bulmeti në Fier

Date:

Share post:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mbi 4 mijë kilogramë produkte bulmeti në një baxho në qarkun e Fierit, pas konstatimit të disa shkeljeve gjatë një kontrolli zyrtar. Ndaj subjektit është vendosur gjithashtu një gjobë administrative në vlerën 250 mijë lekë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet ‘Baxho/Përpunim qumështi’ në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta.

Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative ‘Gjobë’ në vlerën e 250.000 lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen institucionit në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore, në emailin zyrtar info@aku.gov.al, si dhe në numrin e gjelbër 08007575”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...