Bëhet publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit.
Raportohet se arsyeja e largimit të tij lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së fundit të opozitës në Tiranë.
“U rrezikua jeta e shtetasve të huaj” që jetojnë në kryeqytet, pasi Policia nuk mori përsipër garantimin e sigurisë në kushtet e përshkallëzimit të dhunës, kështu thuhet në arsyetimin e heqjes së tij nga detyra.
Protesta e djeshme ishte e dyta radhazi ku Policia e Shtetit nuk mori përgjegjësinë për mbarëvajtjen e rendit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të dhunës.
Pas largimit të Prodës, në krye të institucionit është komanduar përkohësisht Sokol Bizhga.
©️zërionline


