Pranga ish-drejtorit të AKU-së në Durrës

Date:

Share post:

Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit të gjuhës kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.
Situata brenda ambientit të AKU-së u tensionua shpejt, ndërsa punonjësit rrëfyen për policinë se veprimet e ish‑drejtorit shkaktuan frikë dhe shqetësim. “Ishte një moment shumë i vështirë për t’u përballuar”, kanë thënë disa prej tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan në vendngjarje.
Hetimet për rrethanat e kësaj ngjarjeje vijojnë.
Burime nga personeli i AKU-së bëjnë me dije se pas largimit nga kjo detyrë, Varaku ka shfaqur probleme të sjelljes dhe agresivitet. Ai ka mbajtur prej vitesh detyra drejtuese në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme të Durrësit, ndërsa tani përballet me një situatë krejt tjetër.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...