Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor.
Sipas informacionit paraprak policor, rreth orës 14:40, në fshatin Peshtan Bregas, bashkia Fier, shtetasi Hamza Duraj, 36 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor tip frezë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Si pasojë, mjeti është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë drejtuesin.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Atë e gjetën familjarët e shqetësuar, pasi nuk u përgjigjej në telefon.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit bujqësor.
©️zërionline


