Një ngjarje e rëndë është regjistruar, këtë të mërkurë, në Kërçisht të Maqellarës, në Peshkopi, ku dy efektivë të forcave “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Gjatë ndërhyrjes, personi i cili ishte në shënjestër të aksionit ka shtyrë nga lartësia policin Gentian Meda dhe kolegun e tij Bilal Gjapi.
Meda është nisur me helikopter në Tiranë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ndërkohë Gjapi raportohet se ka thyer këmbën.

Nga ana tjetër raportohet se vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë dhe u arratis, por u kap më pas.

Personi në kërkim është Klodian Llomi (Mazari), i dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, vepra të kryera në Itali.
©️zërionline


