Vëllezërit Berggruen nderohen me “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Durrësit

Date:

Share post:

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës nderoi sot me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” filantropin dhe mendimtarin ndërkombëtar Nicolas Berggruen dhe vëllain e tij Oliver Beggruen, në një ceremoni solemne të zhvilluar në ambientet e universitetit.

Ky vlerësim u akordua në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të rëndësishëm në fushën e mendimit filozofik, politik dhe shoqëror, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në nxitjen e dialogut global dhe promovimin e ideve për një zhvillim më të qëndrueshëm të shoqërive moderne.

Filantropi Berggruen njihet ndërkombëtarisht për iniciativat dhe fondacionet që mbështesin kërkimin intelektual, qeverisjen demokratike dhe bashkëpunimin mes kulturave. Vëllai i tij, Olivier është historian i njohur arti.

Ceremonia, në të cilën mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako, mori një domethënie të veçantë edhe për faktin se vëllezërit Berggruen janë nipërit, djemtë e vajzës, së aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiu, emrin e të cilit mban universiteti i Durrësit.

Dy vëllezërve titulli iu dorëzua nga rektori i UAMD Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe kryeministri Rama.
Përmes këtij titulli, universiteti “Aleksandër Moisiu”, në 20- vjetorin e vet, synon të nderojë personalitete që kanë lënë gjurmë në mendimin dhe zhvillimin global, duke forcuar njëkohësisht lidhjen mes botës akademike shqiptare dhe figurave të rëndësishme të skenës ndërkombëtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...