Një sasi e konsiderueshme prej afro 4 mijë bimë narkotike kanabis sativa është zbuluar dhe sekuestruar nga policia në ambientet e një godine në Peqin.

Sipas burimeve policore, ndërtesa ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgu i Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim. Hasa është banor i Peqinit. Pas këtij rasti pritet pezullimi i tij nga detyra deri në verifikimin e plotë të rastit.

©️zërionline


