Fitër Bajrami në Durrës, mesazh për besim dhe ndershmëri larg veseve

Date:

Share post:

Në orët e para të mëngjesit, besimtarët myslimanë në Durrës iu drejtuan xhamive për të kremtuar Fitër Bajrami, festën që shënon mbarimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qindra qytetarë u mblodhën në xhaminë e madhe të qytetit, në sheshin përpara saj, si edhe në xhamitë e tjera, për të falur namazin e kësaj dite të shënuar, në një atmosferë përulësie dhe bashkimi shpirtëror.

Në mesazhin e tij, imami Ervin Qylafku uroi besimtarët që Zoti t’u ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe çdo vepër të mirë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrimit larg veseve që dëmtojnë individin dhe shoqërinë, duke përmendur edhe korrupsionin si një plagë që duhet luftuar përmes ndershmërisë dhe përgjegjësisë.

Imami bëri thirrje që besimtarët të ndjekin sa më shumë shembullin e profetëve, duke jetuar me drejtësi, përulësi dhe përkushtim ndaj së mirës.
Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urime dhe përqafime, ndërsa gjatë ditës vijojnë vizitat në familje dhe të afërm. Kjo festë, përtej dimensionit fetar, mbetet një moment i rëndësishëm reflektimi dhe afrimi njerëzor, ku vlerat e besimit dhe solidaritetit marrin një kuptim më të thellë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...