Lavazh plus drogë, arrestohen 2 persona në Sarandë

Date:

Share post:

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi u zbulua se përdornin një lavazh automjetesh në qytet për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Të arretsuarit janë një 51-vjeçar me inicialet R.M dhe një 22-vjeçar me inicialet I.P. Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, duke përdorur ambientet e një lavazhi automjetesh në rrugën “Idriz Alidhima” si bazë për shpërndarjen e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lavazhit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa, 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti, materiale për ndarjen dhe ambalazhimin e drogës, përfshirë letër alumini 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve R. M., 51 vjeç dhe I. P., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...