Aksident tragjik në Gjermani/ U përplasën nga kamioni, ndërron jetë 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj i mitur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare shqiptare nga Kosova dhe djali i saj tre-vjeçar humbën jetën.
Mediat gjermane shkruajnë se aksidenti tragjik ndodhi teksa 29-vjeçarja ishte duke çuar të birin në kopsht, dhe u përplasën nga një kamion.
Ngjarja ndodhi pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer ku një 53-vjeçar i cili ishte duke drejtuar një kamion humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përplasur për vdekje nënë e bir.
Kamioni përplasi fillimisht tre automjete të parkuara dhe më pas përplasi në trotuar gruan 29-vjeçare me origjinë nga Kosova dhe djalin e saj 3-vjeçar. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, 29-vjeçarja dhe djali i saj ishin nga Gjakova.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...