Sulmi nga hakerët iranianë ndaj Postës Shqiptare, Demo: Shërbimi vijon

Date:

Share post:

Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendose, Ervin Demo, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka folur në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Postës Shqiptare nga Homeland Justice.

“Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe ekspertët e vetë Postës Shqiptare. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht. Nuk ka të dhëna që po pengohet pjesa operacionale e Postës, por duhet të presim përfundimin e analizave. Dua të nënvizoj se Autoriteti Kombëtar i Luftës Kibernetike i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare. Kuptohet që jo të gjitha institucionet janë të përfshira në ombrellën e këtij institucioni, por Shqipëria është një nga vendet me avancimin më të madh në sigurinë kibernetike”, tha ministri.

Vetë AKSHI i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...