Arsenal armësh dhe kokainë në Shijak, pranga 59-vjeçarit

Date:

Share post:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “River” në Shijak, ku një 59-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se posedonte dhe trafikonte armë me qëllim shitjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan ndërhyrjen që çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasit Shkëlqim Varaku, banues në Shijak.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai merrej me trafikimin e armëve dhe municionit, si dhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal të konsiderueshëm:
2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (një e përshtatur për armë), 1 dron dhe 8 armë të ftohta.

Po ashtu, u sekuestruan edhe 24 doza të dyshuara si kokainë, një peshore elektronike dhe 6 telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

59-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve dhe municionit, mbajtjen pa leje të armëve, prodhimin dhe shitjen e armëve të ftohta, si dhe prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....