I dënuar në Itali për drogë, arrestohet në Këlcyrë i shumëkërkuari

Date:

Share post:

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Çela, i njohur edhe me emrin Gentian Çela, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Veronës. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar në jug të vendit.

Pas ndalimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, në bashkëpunim me Interpol Romën.

“Finalizohet operacioni i koduar “Fugitive”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar me 10 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, kapet në Këlcyrë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 51-vjeçari.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas të kërkuar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fugitive”.

Gjatë këtij operacioni, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, u bë e mundur kapja në Këlcyrë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit: -Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, banues në Këlcyrë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njoftoi policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....

Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike

Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike,...