Blerja e votës më 11 Maj, GJKKO dënon 39-vjeçarin nga Lushnja

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor një 39-vjeçar nga Lushnja, Marin Leka, i akuzuar për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Sipas vendimit, ai është dënuar fillimisht me 1 vit e 9 muaj burgim. Megjithatë, në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka vendosur uljen e dënimit me një të tretën. Përfundimisht, Leka është dënuar me 1 vit e 2 muaj burg, ndërsa vuajtja e dënimit do të llogaritet që nga momenti i arrestimit ose ndalimit të tij.

Ngjarja ka ndodhur një muaj para zgjedhjeve të 11 majit të vitit të kaluar, kur Leka u arrestua pasi kishte ofruar para në këmbim të votës.

Nga hetimet rezulton se ai i kishte premtuar një qytetari shumën prej 50 mijë lekësh të rinj (rreth 500 euro), me kusht që ai dhe familjarët e tij të votonin për Partinë Demokratike.

Rasti u zbulua dhe u dokumentua nga autoritetet, duke çuar në arrestimin dhe më pas shpalljen fajtor nga GJKKO për manipulim të votës përmes përfitimeve financiare.

Njoftimi i Prokurorisë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 75, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Marim Leka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 27, datë 01.04.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Marim Leka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim, vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit apo ndalimit të tij.

3. Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës, një cd me mbishkrimin “Nr.Marim Leka-M.T”, me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambjentale të zhvilluara midis të pandehurit Marim Leka dhe shtetasit M.T të asgjesohen pasi vendimi të marrë formë të prerë.

4. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

5. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...