Vendimi i Bordit ul me 4 lekë çmimin e naftës, çmimet e tjera vijojnë rritjen

Date:

Share post:

Gjatë ditës së sotme, në tregun me pakicë nafta është tregtuar me 224 lekë/litër, ndërsa benzina me 181 lekë/litër. Në të njëjtën ditë, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i naftës të jetë 220 lekë/litër dhe i benzinës 181 lekë/litër.

Megjithatë, vendimi i Bordit nuk ka qenë në fuqi gjatë gjithë ditës. Ai hyn në fuqi në orën 15:30, që do të thotë se çmimet e konstatuara më herët gjatë ditës nuk i nënshtroheshin ende kufizimit të ri.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit, çdo shitje mbi çmimet e përcaktuara përbën shkelje dhe mund të ndëshkohet me masa deri në pezullim aktiviteti për operatorët. Ulja me 4 lekë e çmimit gjithsesi duket qesharake për drejtuesit e mjeteve, që po përballen dhe me rritje të tjera çmimesh si çdo qytetar.

Ndërkaq institucionet përgjegjëse theksojnë se monitorimi në terren do të vijojë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e zbatimit të rregullave në tregun e karburanteve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...