Karburantet pësojnë ulje, ja çmimet e reja nga Bordi i Transparencës

Date:

Share post:

Ulet nafta dhe benzina.
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar më 9 prill 2026. Sipas vendimit, çmimi tavan për shitjen me pakicë të gazoilit do të jetë jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 198 lekë për litër.

Po ashtu, për benzinën është vendosur që çmimi maksimal me pakicë të jetë 173 lekë për litër, ndërsa me shumicë 161 lekë për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi ditën e sotme, në orën 14:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja në tregun e karburanteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës të zbatojnë me rigorozitet vendimin, duke paralajmëruar masa të rrepta, deri në pezullim aktiviteti, në rast shkeljesh.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Ndërkohë, sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në aktin normativ për akcizën, çka do të thotë se për karburantet do të vijojë të zbatohet niveli i plotë i akcizës, në masën 100%.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...