Dosja ‘Revanshi’, SPAK kërkon 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehur

Date:

Share post:

SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend ku në total janë kërkuar 127 vite burg e 6 muaj për 12 të pandehur.

Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar.

Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të pandehurin Emiljano Shullazi u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin 10 vite. Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin  10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Në pretencën e shpallur, SPAK ka kërkuar:

Astrit Avdyli – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite

Emiljano Shullazi – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite

Naim Stafuka – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Blerim Abazi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Besian Xhixha – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Enver Diva – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Robert Laçi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Gjergj Cukali – 10.6 vite burg, zbret në 7 vite

Viktor Imeraj – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Satilno Basho – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Miri Bruli – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Xhelal Rraja – 9 vite burg, zbret në 6 vite

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...