Coast Craft sjell në Durrës debatin për zhvillimin e qëndrueshëm të bregdetit

Date:

Share post:

Durrësi u kthye në qendrën e diskutimeve mbi të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm bregdetar në Shqipëri, në një takim të zgjeruar të organizuar në kuadër të projektit Coast Craft. Në takim u mblodhën përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, ekspertë të mjedisit, shoqëri civile, universiteti, media dhe shoqëri publike shërbimesh e transporti.

Aktiviteti solli në të njëjtën tryezë aktorët kryesorë që ndikojnë drejtpërdrejt në menaxhimin e territorit, mjedisit dhe emergjencave civile, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi dhe reflektimi mbi sfidat me të cilat po përballen sot qytetet bregdetare dhe veçanisht Durrësi.

Në fokus të diskutimeve ishin problematikat që lidhen me furnizimin me ujë, kanalizimet e ujërave të ndotura dhe të larta, përmbytjet urbane, menaxhimi i mbetjeve, degradimi mjedisor, si dhe ndikimi që zhvillimi i pakontrolluar urban dhe ndryshimet klimatike po sjellin në zonat bregdetare.

Përmes prezantimeve dhe analizave konkrete, pjesëmarrësit u njohën me gjetjet kryesore të deritanishme të projektit “Coast Craft” dhe ndanë ide e sugjerime për ndërhyrje më efektive në terren. Diskutimet evidentuan nevojën urgjente për politika afatgjata zhvillimi, plane të mirëkoordinuara dhe një bashkëpunim më të fortë institucional, si elementë kyç për garantimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të sigurt për komunitetin.

Pjesëmarrësit në tryezë nxorrën në pah problematika të ndryshme e mbi të gjitha theksuan mungesën e deritanishme të koordinimit edhe mes institucioneve publike, si dhe nevojën për ta forcuar koordinimin institucional, monitorimin e territorit dhe menaxhimin e sfidave që lidhen me zhvillimin bregdetar dhe mbrojtjen e mjedisit.

Takimi në kuadër të Coast Craft shërbeu si një forum diskutimi dhe si një shembull konkret i rëndësisë që ka bashkëpunimi ndërinstitucional përballë sfidave komplekse që sjell zhvillimi urban dhe ndryshimet klimatike.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria përgjegjëse për mjedisin në kuadër të Kapitullit 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike (SANE 27), Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Durrës, Prefektura e Qarkut, Këshilli i Qarkut, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Hekurudha Shqiptare, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Përtej diskutimeve teknike, aktiviteti përcolli një mesazh të qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i bregdetit nuk mund të realizohet pa koordinim, pa vizion afatgjatë dhe pa përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve lokalë dhe kombëtarë.

Në këtë kuadër, projekti CoastCraft po konsiderohet si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e politikave më efektive, rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e zgjidhjeve konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat bregdetare shqiptare.

Çfarë është CoastCraft?

“Coast Craft” është një projekt ndërkombëtar i financuar nga programi Interreg Europe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonave bregdetare në Evropë.
Projekti bashkon shtatë rajone bregdetare nga Holanda, Belgjika, Bullgaria, Shqipëria, Lituania, Spanja dhe Italia, duke krijuar një rrjet bashkëpunimi për shkëmbimin e eksperiencave dhe ndërtimin e politikave inovative për mbrojtjen e vijës bregdetare, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Nga Shqipëria, pjesë e këtij partneriteti europian është organizata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, me qendër në Durrës, duke e përfshirë qytetin në një platformë europiane bashkëpunimi për çështje që lidhen me mjedisin, ekonominë blu dhe menaxhimin e territorit bregdetar.
Përmes këtij projekti, partnerët synojnë të zhvillojnë strategji të reja për t’i bërë zonat bregdetare më të sigurta, më ekologjike dhe ekonomikisht më të qëndrueshme, duke ndikuar jo vetëm në nivel lokal, por edhe në politikat rajonale dhe europiane për menaxhimin e bregdetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...