Lorval Petani rizgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë Durrës

Date:

Share post:

Zgjedhjet në Dhomën e Avokatisë Durrës kanë konfirmuar vijimësinë në drejtim, me rizgjedhjen e Lorval Petani për një tjetër mandat si kryetar.

Procesi zgjedhor, i ndjekur me interes nga komuniteti i avokatëve në Durrës, u karakterizua nga një garë mes dy emrave. Përballë Petanit ishte edhe kandidati tjetër, Dorian Beqiri, i cili synonte drejtimin e Dhomës.

Procesi mësohet se u zhvillua në një klimë normale dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të avokatëve, por pati dhe nga ata që munguan, duke reflektuar mbi drejtimin e Dhomës dhe sfidat e profesionit.

Rizgjedhja e Petanit shihet si një besim për punën e deritanishme në krye të Dhomës, ndërsa pritet që mandati i ri të përqendrohet në çështje kyçe si forcimi i rolit të avokatit në sistemin e drejtësisë, përmirësimi i kushteve të ushtrimit të profesionit dhe rritja e standardeve etike.

Zgjedhjet në Dhomë mbeten një moment i rëndësishëm për vetëorganizimin e avokatëve, në një kohë kur sistemi i drejtësisë në vend vijon të përballet me sfida dhe reforma të vazhdueshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...