Maji sjell më shumë qershi në treg, çmimet nisin rënien në Durrës

Date:

Share post:

Muaji maj ka sjellë një shtim të ofertës së qershive në tregun dhe dyqanet e qytetit të Durrësit, duke reflektuar edhe një rënie të lehtë të çmimeve krahasuar me javët e fundit të prillit.

Nëse gjatë muajit prill çmimi i qershive varionte nga 1000 deri në 2700 lekë për kilogram, këtë të premte, më 1 maj, në tregun e Durrësit ato tregtohen nga 850 deri në 1000 lekë për kilogram.

Megjithëse mbeten ende të shtrenjta për shumë konsumatorë, tregtarët thonë se kjo është një prirje normale për sezonin, ndikuar dhe nga rritja e karburanteve, transportit nga ferma ne treg. Ndërkaq rritja e furnizimit në treg pritet të sjellë ulje të mëtejshme të çmimeve në ditët në vijim.

Qytetarët, nga ana tjetër, shprehen se ende nuk janë të përballueshme për blerje të përditshme, por shpresojnë që me hyrjen e plotë të prodhimit vendas në treg, çmimet të pësojnë rënie më të ndjeshme.

Ekspertët e tregut bujqësor theksojnë se muaji maj zakonisht shënon pikën kur prodhimi i qershive rritet ndjeshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe rritjen e konsumit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...