“Planifikuam Greqinë, por u dashuruam me Durrësin”, Turistët me kampera zbulojnë çfarë i la pa mend

Date:

Share post:

DURRËS – Gjiri i Durrësit po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turizmin e “shtëpive lëvizëse”, ku bregdeti i Karpenit ka mirëpritur këtë javë dhjetëra turistë, kryesisht nga Gjermania, Austria dhe Franca. Ata kanë zgjedhur qetësinë e Adriatikut për të shijuar një përvojë ndryshe, duke i dhënë gjallëri turizmit që nuk njeh stinë.

“Bregdet i mrekullueshëm dhe njerëz dashamirës”

Për shumë vizitorë të huaj, Shqipëria është një destinacion i paplanifikuar që doli të ishte surpriza e pushimeve të tyre.

“Kam dy javë këtu dhe më pëlqen shumë. Është vend i bukur. Pas kësaj, plani im është të eksploroj veriun dhe Alpet shqiptare.”, tregon Hans që ka dy javë në bregdetin tonë.

Një tjetër gjerman shprehet: “Njerëzit këtu janë jashtëzakonisht dashamirës. Jeta në Shqipëri të shijon. Plazhi është i mrekullueshëm, sidomos për ne që udhëtojmë me fëmijë të vegjël.”

“Ideja jonë ishte Greqia, por ndaluam këtu dhe nuk u penduam. Plazhi është fantastik dhe ndihemi shumë mirë.”, thotë një gjermane tjetër teksa tenton të disiplinojë qenin e saj që po ngacmohet nga një qen tjetër.

Sfida e pastërtisë: “Bukuria nuk mjafton pa kujdes”

Ndonëse mikpritja dhe natyra i kanë lënë mbresa të forta, turistët me kamperë janë vëzhgues të hollë të detajeve. Për ta, luksi nuk është prioritet, por mjedisi i pastër mbetet sfida që Shqipëria duhet të fitojë.

I njëjti turist që vlerëson bukurinë e zonës, ngre alarmin për mbeturinat që ende njollosin vijën bregdetare.

“Unë udhëtoj shumë nëpër Europë dhe këtu nuk është shumë pastër në krahasim me vendet skandinave. Shihni atje tej, ka ende mbeturina që prishin imazhin e këtij vendi”, shprehet ai, duke treguar me gisht pikat kritike në plazh.

Mesazhi për Turizmin e Qëndrueshëm

Për këta udhëtarë, Adriatiku mbetet një strehë e qetë dhe unike. Teksa bëhen gati për të lëvizur në zona të tjera të vendit, ata lënë pas një mesazh të qartë për autoritetet dhe komunitetin: Turizmi i vërtetë kërkon një mjedis të pastër dhe vëmendje ndaj natyrës, jo thjesht investime në luks.

L.B.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...