Dyfishohet tarifa e parkimit në Pogradec, nga 50 në 100 lekë/orë

Date:

Share post:

Parkimet publike në qytetin e Pogradecit do të kushtojë dyfish më shumë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua dyfishimi i tarifës, nga 50 në 100 lekë për orë, si edhe zgjerimi i rrugëve ku parkimi do të jetë me pagesë.

Vendimi u miratua me 18 vota pro nga këshilltarët e majtë, 4 vota kundër dhe 2 abstenime. Sipas projektvendimit, zonat e reja me pagesë do të administrohen nga shoqëria “Pogradeci Invest”.

Mbledhja u shoqërua me debate mes këshilltarëve, ku të djathtët dhe këshilltarët e pavarur kundërshtuan rritjen e tarifës ne prag e sezonit turistik.

Qytetarët dhe turistët që paguanin 50 lekë për orë, tashmë do të duhet të paguajnë 100 lekë/orë.

Reagime ka pasur edhe nga subjekte politike lokale. Partia e Lirisë është distancuar publikisht nga vendimmarrja, duke akuzuar bashkinë e Pogradecit se po rëndon xhepin e qytetarëve, ndërsa nuk punon për zgjidhjen e problemit të trafikut.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...