Humb jetën 52-vjeçari në Kepin e Rodonit, rrëzohet në terren të vështirë

Date:

Share post:

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit.

Rreth orës 16:45, në një terren me shkurre, një 52-vjeçar nga Tirana, duke drejtuar një motomjet me katër goma, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në mjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, 44 vjeçe, e cila ka mbetur e lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...