GJKKO/ Zbardhet dëshmia e babait të Noizyt: E gjetëm gjithçka të shkatërruar

Date:

Share post:

Bashkim Rajku, babai i reperit Noizyt ka dëshmuar të mërkurën përpara GJKKO-së për ngjarjen e vitit 2022, vendosjen e tritolit në lokalin e djalit të tij.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se është pronarii biznesit dhe se vajza e tij është administratore, ndërsa për shpërthimin e ndodhur në 2022 tek dyqanii, ai ka thënë se e gjetën të shkatërruar.

“Në Durrës kemi patur një dyqan rrobash, në lagjen 13. Unë e kam lokal me qira, investim i joni është. Unë jam pronar i biznesit, vajza është administratore. Përpara 4 vitesh, në 2022, ndodhi një ngjarje, shpërtheu diçka te lokali dhe e gjetëm të shkatërruar. Unë qeshë në banesë duke fjetur në katin e 5 të të njëjtit objekt, zhurmën e dëgjova. Ecurinë e aktivitetit e ndiqte vajza ime Anisa. Në atë periudhë ajo ka qenë jashtë shteti. Përveç Anisës, kam djalin Rigelsin është muzikant. Djali ka qenë në gjumë , nuk ka parë gjë. Lokali ka qenë i mbyllur , i tillë ka qenë orari. Djali jeton vetëm, e ka shtëpinë afër nesh dy kate poshtë nesh. Kur dëgjova zhurmën zbrita poshtë. Djalin e pashë mbrapa pasi u mblodhën të gjithë njerëzit. Ne dëgjuam zhurmën dhe zbritëm poshtë. Në atë moment nuk e kisha mendjen te komshinjtë, e kisha te halli im. Ishte prishur gjithçka, ishin thyer xhamat. Ne pritëm kur erdhi policia dhe bënë verifikimet. Lokali është 100 metra2, i vendosur në katin e parë të pallatit. Nuk e di pse ndodhi, përderisa nuk kam parë gjë nuk di gjë. Me djalin fola, nuk kemi patur probleme me askënd. Djali, artist është, ku di unë tani. Konflikt me njerëzit nuk kemi, çështje xhelozie a rinie nuk e di tani. Personat që kemi marr vesh në media, nuk kishim lidhje me ta. Kleviol Ahmetin e kemi dëgjuar, e di që merret me muzikë. Ka patur xhelozi pune me djalin tim, nuk di gjë më shumë. Ky është nga Lushnja më duket”, ka thënë ai.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...