Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Date:

Share post:

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026. Mes 25 shteteve konkurruese për trofeun e lakmuar, Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta.

Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”, pritet të dhurojë sërish një performancë vokale të fuqishme. “Nân” renditet ndër këngët më të klikuara, duke rritur edhe më tej pritshmëritë për një rezultat të lartë.

Gara e mbrëmjes do të hapet nga Danimarka, për të vijuar me Gjermaninë, Izraelin dhe Belgjikën, para se skena t’i besohet Shqipërisë.

Si ta mbështesim Shqipërinë

Për të kurorëzuar me sukses këtë rrugëtim, mbështetja e diasporës është jetike. Sipas rregullores së festivalit, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e shtetit të vet nga brenda atij territori.

Më poshtë janë rregullat dhe udhëzimet kryesore për të votuar për Alisin me kodin 05.

Koha e votimit

Dritarja e votimit do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë performancave. Votimi do të mbyllet plot 40 minuta pas prezantimit të këngës së fundit konkurruese.

Mund të votohet deri në 10 herë nga i njëjti numër.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...