Kreu i SPAK, Klodian Braho në konferencën e përbashkët për shtyp ka zbuluar detaje në kuader të operacioneve të zhvilluara në Shqipëri dhe Itali.
SPAK ka vënë në sekuestro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit, me veprimtari në fushën e pastrimit të parave, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët për media me prokurorin e Barit, kreu i SPAK bëri me dije se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, si dhe pasuri të tjera, produkt i veprimtarisë kriminale.
“Është kënaqësi për mua që jam sot në Bari për të komunikuar rezultatet hetimore të operacionit të përbashkët, midis prokurorisë së përgjithshme dhe antimafies së Barit. Ky operacion është rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët. Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë çështje janë caktuar 15 masa sigurimi, 10 prej të cilave janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Tiranë. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar në total 1 milionë euro para cash dhe nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, Shoqëri tregtare, automjete, llogari bankare, që dyshohet se burojnë nga aktivitetet kriminale.
Ky rezultat dhe kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësia e një bashkëpunimi të mëparshëm mes policisë së Barit dhe SPAK-ut. Dua të përmend disa operacione të mëparshme, në të cilat janë dënuar penalisht rreth 170 persona dhe 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme, 12-15 vite burg.
Në emër të SPAK-ut dua të theksoj vlerësimin për autoritetet italiane, në veçanti për Prokurorinë e Barit, strukturat e specializuara anti-mafia, Eurojust, për të gjithë hetuesit që kanë kontribuar në rezultatet e këtij hetimi dhe hetimeve të mëparshme. Po kështu gjej rastin të falënderoj Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri”, tha ndër të tjera Braho.
Fatos Buzi (babai I Nevila Kamberit)
-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”
Igli Kamberi
-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik
Bardhok Gjergji
-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”
-5 automjete dhe 1 llogari bankare
Saimir Pirra
-Dy llogari bankare e 1 automjet
Lefter Nelaj
-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik
-Një llogari bankare
Edi Brahaj
-Dy automjete
©ZëriOnline


