Erion Veliaj mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri

Date:

Share post:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg, pasi Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të lehtë.

Veliaj ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ndërsa këtë të enjte Gjykata e Lartë shqyrtoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës “arrest me burg”. Trupa gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala vendosi lënien në fuqi të masës aktuale të sigurisë.

Kjo kërkesë erdhi pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat rishikuan praktikën e vitit 2011 mbi arrestin me burg dhe kohëzgjatjen e tij, që thekson vlerësimin e alternativave të tjera. Gjithsesi barra e provës i takon prokurorisë për të justifikuar nevojën e arrestit me burg.

Ndërkohë, përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë të Veliajt për liri. Kushtetuesja ka kërkuar që Gjykata e Lartë të arsyetojë në mënyrë të qartë nëse masa “arrest me burg” është proporcionale me funksionin publik që ai ushtron si kryebashkiak i Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij, SPAK ka ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Prokuroria e Posaçme e ka dërguar dosjen për gjykim rreth pesë muaj më parë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ 37-vjeçari humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin rrugor Fier-Darëzezë. Paraprakisht deklarohet nga policia se një 37 vjeçar,...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë...

Durrësi bëhet pjesë e rrjetit të fermave urbane/ Ekspertë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria bashkohen në “EDEN”

Durrësi mirëpriti Green Workshop-in e parë (“Punëtoria e Gjelbër”), të zhvilluar në kuadër të projektit ndërkombëtar “EDEN”, një...

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në qeli regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon. Regjisori Bozo u...