Vlorë/Gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

Date:

Share post:

Një drejtues mjeti lundrues tip Jet Ski është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, pasi u konstatua se kishte shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e Karaburunit, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ndërhyrja u bë menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët, ku shfaqej mjeti lundrues duke lëvizur pranë bregut, në kundërshtim me rregullat e sigurisë për pushuesit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e Jet Ski-së teksa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.

“U raportua në Policinë e Shtetit nga pushuesit se kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre, Policia Kufitare ndërhyn menjëherë, duke bllokuar mjetin lundrues Jet Ski dhe ndëshkuar drejtuesin me masë administrative 500.000 lekë të rinj.

Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.

Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë rregullat e lundrimit, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve përgjatë vijës bregdetare.”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...