Pogradec/homazhet për efektivin Enea Mekolli

Date:

Share post:

Pogradeci po i jep sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor të zhvilluar një ditë më parë në fshatin Lozhan të Maliqit, për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.

Homazhet në nderim të “Dëshmorit të Atdheut” nisën në orën 10:00 në Qendrën Kulturore të Pogradecit, ku qindra qytetarë, kolegë, miq dhe familjarë u mblodhën për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.

Mes dhimbjes dhe lotëve, të pranishmit vendosën lule dhe bënë homazhe pranë arkivolit të efektivit, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me Violand Braçellarin. Gjatë të njëjtit operacion mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit është parashikuar të zhvillohet në orën 14:00 në fshatin Blacë të Pogradecit, vendlindja e Enea Mekollit.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që varrimi të kryhet në vendlindje. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me një tragjedi tjetër që ka prekur familjen vite më parë, kur humbën edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu punonjës policie.

Dëshira e familjes ka qenë që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit, një kërkesë që është respektuar në këtë moment të rëndë për të afërmit e efektivit.Pogradeci po i jep sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor të zhvilluar një ditë më parë në fshatin Lozhan të Maliqit, për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.Homazhet në nderim të “Dëshmorit të Atdheut” nisën në orën 10:00 në Qendrën Kulturore të Pogradecit, ku qindra qytetarë, kolegë, miq dhe familjarë u mblodhën për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.Mes dhimbjes dhe lotëve, të pranishmit vendosën lule dhe bënë homazhe pranë arkivolit të efektivit, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me Violand Braçellarin. Gjatë të njëjtit operacion mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit është parashikuar të zhvillohet në orën 14:00 në fshatin Blacë të Pogradecit, vendlindja e Enea Mekollit.Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që varrimi të kryhet në vendlindje. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me një tragjedi tjetër që ka prekur familjen vite më parë, kur humbën edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu punonjës policie.Dëshira e familjes ka qenë që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit, një kërkesë që është respektuar në këtë moment të rëndë për të afërmit e efektivit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...