Rrëshqitje masive dheu në Kodër Currila, evakuohen banorët, dëme të shumta në biznese

Date:

Share post:

Një masiv i madh dheu dhe pisha kanë rrëshqitur nga zona e Kodër Currilës në Durrës, duke detyruar evakuimin e banorëve të një pallati pranë zonës së rrezikut.
Situata është shkaktuar nga kombinimi i erozionit të tokës, reshjeve të ditëve të fundit dhe ndërhyrjeve të pakontrolluara në kodër, të cilat kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e terrenit.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka rrethuar zonën për arsye sigurie, ndërsa ekipet e emergjencave dhe specialistët e pushtetit vendor kanë nisur verifikimet për të vlerësuar rrezikun që paraqet rrëshqitja e dherave për banesat dhe objektet përreth. Priten dhe ekspertë nga Tirana. Banorë të zonës tregojnë se faqja e kodrës është dëmtuar dhe nga subjekti që ka ndërtuar pallatin përbri atij të Kapllan Mançes. Ai ka ndërhyrë, sipas tyre duke krijuar brezare, prerë pisha e mbjellë ullinj, ndërsa objekti, po sipas tyre, është paleje.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre, duke theksuar se problemi në Kodër Currila është i hershëm dhe se paralajmërimet e tyre kanë mbetur pa një zgjidhje përfundimtare.

“Pas shirave të fundit pamë lëvizje të terrenit dhe çarje në disa pjesë të kodrës. Sot u detyruam të lëmë banesat nga frika se situata mund të përkeqësohet. Jemi ankuar, po asnjë masë”, shprehet një prej banorëve të evakuuar.

Rrëshqitja e dheut ka prekur edhe disa aktivitete biznesi në afërsi të zonës. Pronarët raportojnë dëme materiale dhe pezullim të aktivitetit për shkak të dëmtimeve dhe rrezikut të pranishëm.

“Kemi pësuar dëmtime në ambientet e jashtme të biznesit dhe aktualisht nuk mund të punojmë normalisht. Kërkojmë që institucionet të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të vlerësojnë dëmet e shkaktuara”, tha një prej pronarëve të bizneseve pranë zonës së prekur.

Nga ana tjetër, autoritetet bëjnë të ditur se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor dhe se grupet teknike po monitorojnë vazhdimisht situatën në terren.

Kodër Currila konsiderohet prej vitesh një nga zonat më problematike në Durrës për shkak të erozionit, rrëshqitjeve të tokës dhe ndërhyrjeve pakriter.
Fenomeni vijon të mbetet shqetësues për banorët, të cilët kërkojnë masa konkrete dhe një zgjidhje afatgjatë për të shmangur rreziqe të ngjashme në të ardhmen.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...