Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, Armand Shakaj, si person i dyshuar se ka marrë peng 34-vjeçarin Eglant Koçi, i zhdukur në fillim të qershorit. Ndërkohë në pranga, sipas policisë, ka rënë një 25-vjeçar, Enea Zyferi, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Nga kërkimet dhe hetimet e policisë mbi rastin është bërë e mundur gjetja e motorit të 34-vjeçarit, si dhe janë ushtruar kontrolle në ambientin ku ai dyshohet se u pa për herë të fundit dhe ku mendohet se u mor peng, si dhe ambiente të tjera që frekuentonte. Po deri tani nuk është gjetur.
Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka lëvizur motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht, ndërkohë automjeti me të cilin dyshohet se u transportua Koçi u gjet dhe sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
Hetimet vazhdojnë.
©ZëriOnline


