Kaos me fluturimin e Ryanair Treviso-Tiranë, mbi 200 pasagjerë presin prej orësh

Date:

Share post:

Rreth 200 pasagjerë që pritej të udhëtonin pasditen e sotme me kompaninë ajrore Ryanair nga Treviso drejt Tiranës po përballen me vonesa të konsiderueshme dhe mungesë informacioni mbi nisjen e fluturimit të tyre.
Sipas dëshmive të udhëtarëve, fluturimi ishte planifikuar të niste në orën 17:40, por pasagjerët janë mbajtur për orë të tëra në pritje, ndërsa janë lëvizur mes Trevisos dhe Venecias pa marrë shpjegime të qarta për arsyet e vonesës.

“Jemi mbi 200 pasagjerë që po na sorollasin nga Treviso në Venezia dhe ende nuk jemi nisur për në Tiranë. Duhej të niseshim në orën 17:40. Ndoshta nisemi në orën 01:00 të mëngjesit, nëse nuk do të ketë ndryshime të tjera”, shprehet një shqiptar që jeton në Itali dhe pret të fluturojë me familjen dhe fëmijët e mitur drejt Tiranës, ashtu si shumë të tjerë.
I vetmi shpjegim i dhënë deri tani për pasagjerët ka ardhur përmes një njoftimi në aplikacionin e kompanisë. Sipas njoftimit të Ryanair, fluturimi FR1134 nga Venecia (Treviso) për në Tiranë është vonuar për shkak të devijimit të fluturimit të mëparshëm. Kompania ka njoftuar gjithashtu se ora e parashikuar e nisjes është shtyrë për në 19:00 dhe se pasagjerët duhet të kontrollojnë aplikacionin për përditësime të mëtejshme, që e kanë shtyrë në orën 01:00 fluturimin.
Megjithatë, shumë prej udhëtarëve ankohen se nuk kanë marrë informacion të drejtpërdrejtë nga stafi i kompanisë dhe se pasiguria mbi orarin real të nisjes ka shkaktuar shqetësim, veçanërisht te familjet me fëmijë dhe personat e moshuar.
Pasagjerët kërkojnë më shumë transparencë dhe komunikim nga kompania ajrore, ndërsa presin që fluturimi të realizohet sa më parë, pas orëve të gjata të pritjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...