Prej disa vitesh në kërkim, arrestohet Moisi Habilaj në Borsh

Date:

Share post:

Pas disa vitesh në kërkim, policia ka vënë në pranga Moisi Habilajn, një emër i njohur për drejtësinë. Mësohet se arrestimi i tij është kryer në Borsh.

Moisi Habilaj kërkohej nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane prej disa vitesh. Habilaj u arrestua në 2017-n nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë. Ai u la në arrest shtëpie nga gjykata e Katanias, por kur Apeli shpalli vendimin u zhduk nga banesa ku qëndronte dhe ishte në arrati. 

Sipas burimeve, operacioni për ndalimin e tij është kryer nga RENEA, pas lokalizmit në një beach bar në pronësi të të afërmve të tij në Borsh.

Në rigjykimin e çështjes, u pushuan akuzat për dy të pandehurit e tjerë, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj, për arsye se ka rezultuar të jenë dënuar me vendim të formës së prerë për të njëjtin fakt penal.Moisi Habilaj u dënua më parë me 15 vjet heqje lirie nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Prej gati 10 vitesh ai ishte në kërkim nga policia, por vetëm sot është lokalizuar.

Në janar 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për Habliajn dhe tre të akuzuarit e tjerë. Ata u akuzuan se në një hark kohor disavjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë trafikuar sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë.

Më pas Gjykata e Posaçme firmosi dënimin e Moisi Habilajt me 15 vjet burg për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ju reduktua në 10 vjet burg.  Dosja u kthye oër rigjykim nga Gjykata e Lartë, por u dha sërish i njëjti dënim.

I pandehuri Nezar Seiti u dënua me 12 vjet dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij zbriti në 8 vjet burg. Në rigjykimin e çështjes, u pushuan akuzat për dy të pandehurit e tjerë, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj, për arsye se ka rezultuar të jenë dënuar me vendim të formës së prerë për të njëjtin fakt penal.

Moisi Habilaj u dënua më parë me 15 vjet heqje lirie nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Prej gati 10 vitesh ai ishte në kërkim nga policia, por vetëm sot është lokalizuar. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy ‘call center’ mashtrues te ‘Liqeni i Thatë’, 7 të arrestuar ! Nën hetim 27 të tjerë

Pas zbulimit dhe kontrolleve në ambientet e dy call centerave në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet,...

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori Gjergji Lala

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Aktori i njohur mësohet se ka...

Karburantet drejt çmimeve të para luftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur ulje si për naftën...

Operacion antidrogë ndaj grupit shqiptaro-grek në Athinë

Një organizatë kriminale që merrej me shpërndarjen e kokainës në Athinë është goditur nga autoritetet greke. Pas një operacioni...