25 mijë euro iu bllokuan në port një italiani, nuk i deklaroi

Date:

Share post:

Nëse nuk i deklaron të sekuestrohen. Ky është fundi i parave të padeklaruara deri në momentin që do të verifikohet origjina e tyre dhe arsyeja e mosdeklarimit. Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse.

Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta polici-doganë raportohet se po vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare.

spot_img

Artikuj të lidhur

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...