Ulen çmimet e karburanteve në vend

Date:

Share post:

Bordi i Transparencës njoftoi sot se në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm Bordi paralajmëron pezullim të aktivitetit.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: “Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 84 lekë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...