Trashëgimia kulturore tërheq mbi 424 mijë turistë

Date:

Share post:

Kultura po kthehet në një nga motorët më të fuqishëm të turizmit shqiptar. Shifrat e publikuara nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tregojnë se gjatë periudhës janar-maj 2026, institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në vend kanë mirëpritur 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke konfirmuar interesin gjithnjë në rritje për historinë dhe pasuritë kulturore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave, 143,086 vizitorë kanë zgjedhur Muzetë Kombëtarë, 188,437 kanë vizituar Parqet Arkeologjike, ndërsa 91,559 të tjerë kanë eksploruar kalatë dhe monumentet e kulturës në të gjithë vendin.

Rritja është mbresëlënëse, sipas ministrit, edhe në krahasim me vitet e mëparshme. Vizitueshmëria është rritur me 95.71% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga këto destinacione kanë shënuar një rritje rekord prej 147.44%.

Por Ministri nuk jep shpjegime se si menaxhohen këto të ardhura, si shpërndahen ato dhe sa shkojnë për mirëmbajtjen, fuqizimin e siteve kulturore dhe stafeve të tyre, përtej buxheteve të planifikuara.

Edhe krahasuar me vitin 2025, tendenca mbetet pozitive.

Numri i vizitorëve është rritur me 9.9%, ndërsa të ardhurat kanë shënuar një rritje prej 7.3%, duke dëshmuar se trashëgimia kulturore po fiton një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë turistike të vendit.

Për ministrin Gonxhja, këto rezultate tregojnë se trashëgimia shqiptare nuk është thjesht një pasuri historike, por një burim energjie, krenarie kombëtare dhe një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Një sukses që dëshmon se investimi në kulturë po kthehet në vlerë të shtuar për identitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...