E rëndë/ Përplaset për vdekje me makinë polici në pikën kufitare të Morinës

Date:

Share post:

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, pasi është goditur nga një automjet në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë, në Morinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur zyrtari policor ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikës kufitare dhe në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën, është goditur nga një automjet që po qarkullonte nga drejtimi Prizren–Vërmicë.

Viktima, një zyrtar policor 59-vjeçar me inicialet R.G., ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konfirmuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertize, ndërsa drejtuesi i automjetit, një shtetas nga Shqipëria me inicialet D.D., është ndaluar për 48 orë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...