Gjykata e Durrësit la në burg 76-vjeçarin që vrau vëllain në Kavajë

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka, ngjarje e ndodhur të mërkurën e kaluar në fshatin Agonas të Kavajës. Sipas hetimeve, krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për kalimin e viktimës me zetor në një rrugë mes tokave bujqësore, e cila përdorej nga i dyshuari.
Një ditë më parë, në Gjykatën e Durrësit u zhvillua seanca për vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. Rreshka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Seanca u zhvillua pa praninë e familjarëve të të arrestuarit, i cili është baba i tre fëmijëve. Gjykata i caktoi atij avokat kryesisht, teksa vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “arrest në burg” për Muhamet Rreshkën, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...