Historia e protestuesit Altin Hila prek shqiptarët: Mblidhen mbi 115 mijë euro për familjen

Date:

Share post:

Historia e protestuesit Altin Hila, i shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar dje para Parlamentit, ka ngjallur reagime të shumta dhe solidaritet në rrjetet sociale.

Pas publikimit të pamjeve ku ai shfaqet në protestë së bashku me djalin e tij, i cili ka aftësi të kufizuara dhe ushqehet përmes një tubi të lidhur me stomakun, është hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbështetur familjen e tij.

Sipas organizatorëve të nismës, Hila ka marrë pjesë për 32 ditë radhazi në protestat e mbajtura në Tiranë, ndërsa deklarohet se gjatë protestës së fundit ai u dhunua dhe më pas u shoqërua nga Policia e Shtetit. Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

“Në shenjë solidariteti me Altin Hilën, po organizojmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e familjes së tij”, thuhet në përshkrimin e fushatës.

Deri tani, sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, janë mbledhur mbi 115 mijë euro nga mbështetës që po ndihmojne familjen e tij.

Organizatorët e fushatës pretendojnë gjithashtu se familja prej vitesh përballet me vështirësi ekonomike dhe se mungesa e Hilës pranë familjes pas shoqërimit nga policia e ka rënduar edhe më tej situatën.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...