Shpenzoi 10 mijë paund për të çuar gjyshin 80-vjeçar në Botëror

Date:

Share post:

Një tifoz anglez ka tërhequr vëmendje në mediat britanike dhe rrjetet sociale pasi vendosi të shpenzojë kursimet e tij prej rreth 10 mijë paundësh për një udhëtim të veçantë me gjyshin e tij 80-vjeçar, duke shtyrë blerjen e shtëpisë.

21-vjeçari Jacob Allmendinger nga North Ferriby, East Yorkshire, kishte kursyer për pesë vite me radhë për të siguruar një depozitë për banesë. Megjithatë, ai vendosi t’i ndryshojë planet për të realizuar një ëndërr të përbashkët: një udhëtim në Kupën e Botës me gjyshin e tij, Geoff Golliker.

Sipas raportimit të The Mirror, i riu ka deklaruar se nuk ka asnjë pendesë për vendimin, duke theksuar se paratë mund të fitohen sërish, por jo momentet me gjyshin.

“Unë mund të fitoj gjithmonë para, jam në një moshë ku mund ta shtyj blerjen e shtëpisë për dy ose tre vjet. Por nuk do të kem më kurrë mundësinë të shkoj në Botëror me gjyshin tim”, është shprehur ai.

Dyshja ka udhëtuarjë drejt SHBA-së për të ndjekur dhe shijuar ndeshjet e Anglisë duke përjetuar së bashku një turne që, sipas tyre, është ëndërr e përbashkët që prej fëmijërisë së Jacob, kur ndiqte futbollin me gjyshin.

Historia e tyre është bërë virale në Britani si një shembull i lidhjes mes brezave dhe i zgjedhjes së kohës së përbashkët mbi objektivat materiale, veçanërisht pas humbjes së gjyshes së Jacob-it në vitin 2020, që sipas tij e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien me gjyshin.

“Ne jemi më shumë shokë sesa gjysh e nip”, ka thënë ai, duke përshkruar udhëtimin si një përvojë që nuk matet me para.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...