Stuhia godet Elbasanin, era rrëzon pemë dhe dëmton shtyllën e tensionit

Date:

Share post:

Një stuhi me shi,breshër dhe erëra të forta përfshiu qytetin e Elbasanit ditën e sotme duke shkaktuar problematika në disa zona, përfshi dhe qarkullimin.

Dy pemë janë rrëzuar dhe disa degë, ndërkohë që edhe një shtyllë tensioni të mesëm pësoi dëmtim.

Menjëherë kanë ndërhyrë ekipet e ASHP për marrjen e masave, largimin e pemëve të rrëzuara dhe evitimin e çdo incidenti të mundshëm.

Po ashtu ekipet e OSHEE morën masa për shtyllën e dëmtuar.

Bashkia Elbasan i ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes kur ka stuhi me erëra të forta pasi objekte mund të rrëzohen edhe nga pallatet, duke i kujtuar të shmangin daljet panevojshme pasi stuhitë zgjasin vetëm pak minuta.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...