Digjen 5 mjete të rënda në një gurore, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Date:

Share post:

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët këtë fundjavë në një gurore në fshatin Shpërdhet.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 4 korrik, shtetasi me iniciale B. A. ka njoftuar autoritetet se në gurores që ai administron dhe përdor, kishte rënë zjarr, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar mjetet e rënda pune të punës. Dyshohet se ngjarje ka lidhje me konkurrencën në këtë sektor.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...