Pas 9 orësh ‘luftë’ me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv mes Drizës dhe Peshtanit

Date:

Share post:

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier. Flakët shpërthyen rreth orës 11:00 dhe, pas një operacioni intensiv që zgjati më shumë se nëntë orë, u vunë plotësisht nën kontroll në orën 20:20.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri përshkoi rreth 100–110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa shkaku i rënies së tij mbetet ende i paqartë dhe pritet të hetohet nga autoritetet.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, 15 mjete zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione, katër autobote uji, 70 efektivë zjarrfikës, 35 ushtarakë, 40 punonjës të Policisë së Shtetit, pesë ekipe të urgjencës mjekësore, 15 punonjës të Bashkisë Fier, dy përfaqësues të Mbrojtjes Civile të Prefekturës Fier, si dhe rreth 30 banorë vullnetarë.

Falë ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka, u arrit të mbroheshin banesat pranë vatrës së zjarrit. Flakët depërtuan deri në oborret e disa shtëpive, por dëmtuan vetëm bimësinë përreth, pa prekur strukturat e ndërtesave.

Për shkak të rrezikut, shtatë familje u evakuuan përkohësisht nga banesat e tyre. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka pasur humbje jete apo persona të lënduar.

Për të shmangur riaktivizimin e mundshëm të vatrave, gjatë natës zona do të monitorohet nga dy mjete zjarrfikëse të MZSH Fier dhe dy patrulla të Policisë së Shtetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...